Borussia Dortmund shiti sulmuesin Erling Haaland dhe zëvendësuesin e norvegjezit e ka gjetur në kampionatin holandez.
Raportohet se gjermanët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Sebastien Haller, i cili ka luajtur më parë në Bundesliga me Eintracht Frankfurt.
Dortmund do të paguajë për autorin e 32 golave në kampionat e Champions League 33 milionë euro. / abcnews.al