Skuadra e Tiranës është shuma pranë firmës me sulmuesin Devid De Silva, zyrtarizimi i tij pritet të bëhet së shpejti.
Klubi bardheblu ka menduar ta prezantojë lojtarin në një mënyrë shumë të veçantë.
Në rrjetet sociale klubi ka postuar një video në formë “quizi” ku u prezanton tifozëve afrimin më të ri të tyre, që pritet të jetë pikërisht zbulimi i sezonit të kaluar me Kastriotin.
Menjëherë pas postimit të kësaj video kanë vërshuar edhe komentet e tifozëve, duke theksuar se bëhet fjalë për Devid De Silvën.
/f.a/abcnews.al