Juventusi vijon të marrë më të talentuarit në Itali. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për sulmuesin Dejan Kulusevski. Gazetari Fabrizio Romani raporton se 19-vjeçari do të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore.
Kontrata e Kulusevskit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024, ndërkohë që programohet të kalojë te Bardhezinjtë në verë. Aktualisht suedezi është pjesë e skuadrës së Parmës, që e ka marrë në huazim nga Atalanta.
Klubi nga Bergamo, sikurse kanë raportuar mediat italiane këto ditë, do të përfitojë 35 milionë euro, plus dhjetë të tjera në formë bonusesh. /abcnews.al
Dejan Kulusevski will have medicals tomorrow as new Juventus player. He’ll sign his contract until June 2024. Totally confirmed. Here we go! ⚪️⚫️ #Juve #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 1, 2020