Andrea Belotti është praktikisht lojtari më i ri i Romës. Sipas mediave italiane ish-sulmuesi i Torinos ka firmosur me skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.
Belotti raportohet gjithashtu do të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut portugez, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi për të konsideruar sulmuesin lojtar të verdhekuqve.
Me transferimin e sulmuesit, Mourinho tashmë do të ketë një tjetër alternativë në repartin e sulmit që do të ndihmonte Dybalan dhe Abraham në gjetjen e golave. /f.a/abcnews.al