E kritikuan për veshjen & e krahasuan me Beyonce & JLo, Anxhela Peristeri përgjigjet për herë të parë

schedule22:00 - 29 Maj, 2021

schedule 22:00 - 29 Maj, 2021

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri. Ajo arriti që të kualifikojë Shqipërinë në finale, ndërsa mori vetëm 57 pikë të cilat e renditën atë në vendin e 21. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me lookun që kishte zgjedhur.

Ajo kishte veshur një “body” me gurë dhe duket në super formë, ama kishte edhe shumë fansa e kanë krahasuar paraqitjen e saj me Beyonce apo dhe me Jennifer Lopez.

E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune ne Soiree me Jonida Shehun në ABC, Anxhela Peristeri foli edhe për këto zëra që kanë qarkulluar.

“Ishte dizenjuar enkas për këtë performancë dhe për mua është një ndër veshjet më të bukura që kam veshur dhe nuk e kam thënë vetëm unë. Tani kush e ka mendimin e kundërt, pyll pa derra nuk ka, kështu që nuk kemi çfarë t’ju bëjmë.

Krahasojnë ua si Beyonce, si Jennifer Lopez. Beyonce është yll ndërkombëtar. Sigurisht që më bëhet qejfi të më krahasojnë me Beyonce në veshje, se sigurisht që në karakter dhe këngë nuk ngjajmë”, është shprehur Anxhela Peristeri.

Ndër të tjera Anxhela ka folur edhe për mënyrën e votimit në Eurovizionit dhe se si fqinjët nuk votuan vendin tonë.

“Cilado që të ishte arsyeja e votimit, kënga jonë sigurisht që nuk meritonte zero, sidomos nga fqinjët që pritej një votim pak më i mirë. Të gjithë e dimë që Eurovizioni është një festival gjeopoliitk, nuk është një festival që ti shkon dhe me gjithë talentin tënd, ti del e para.

Dhe për votat e publikut, nuk është se ne kemi shumë, sepse diaspora jonë mund të jetë e madhe, por nuk votojnë të gjithë. Shtetet e tjera janë më të famshëm, Maneskinët ishin më të famshëm. Ka shumë gjëra të tjera që ishin të komplikuara”, tha Anxhela./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!