E kritikoi se puthi djalin në buzë, Maliqi i kthehet ndjekëses: Krijoni debate për 5 minuta famë

schedule10:19 - 9 Nëntor, 2020

schedule 10:19 - 9 Nëntor, 2020

Jonida Maliqi ka reaguar ashpër ndaj një ndjekëse pas një komenti që bëri tek një foto, ku shihej duke puthur djalin në buzë. “Dashuri e pakushtëzuar që të ringjallë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Jonida krahas fotos.

Një gjest i tillë nuk është pritur mirë nga ndjekësja e cila ka komentuar: “Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme.” Mirëpo, këngëtarja nuk e ka pritur mirë këtë koment, e cila ia ka kthyer:

“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”, ka shkruar Jonida.

 

View this post on Instagram

 

Dashuri e pakushtezuar qe te ringjall cdo dite e me shume❤️

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Debati ka vijuar më tej, ndërsa Jonida shprehet se debatet e tilla krijohen me qëllim për pak famë. “Pse persekutim e quan ti këtë, ahhh moj e dashur rri e qetë se foto unaze ke në profil dhe e ke privat këtë të fundit.

Maksimumi do të bëhesh objekt portalesh dhe ndoshta ky ishte qëllimi sikundër e tentojnë shumë anonimate si puna jote që guxojnë të krijojnë situata të tilla për 5 min famë dhe pastaj askush nuk i kujton. Paqe në botë“, ka shtuar më tej Jonida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!