Khvicha Kvaratskhelia është një nga lojtarët simbolikë të Napolit kohët e fundit, një lojtar që me talentin e tij ka mundur të befasojë dhe emocionojë publikun napolitan aq sa të krahasohet me një legjendë. Për të gjithë Napolin, “Kvaradona”, një talent që krahasohet me të ndjerin Maradona, ka dhënë një intervistë për “UEFA” dhe ka shprehur peshën e madhe të këtij krahasimi.
“Ai trajtohet si mbret, të krahasohesh me një legjendë të futbollit është diçka e mrekullueshme. Në fillim më dukej e paimagjinueshme të shihja emrin tim pranë tij, mendova se po jetoja një ëndërr.
Duke parë të kaluarën, ishte e vështirë të imagjinoja të bëhesha një futbollist profesionist, është një sfidë e madhe të krijosh një rrugë të tillë nga një komb shumë i vogël. Por unë jam ambicioz dhe gjithmonë kam besuar në ëndrrën time dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time.
Napoli? Ky qytet jeton për futbollin, unë lauj në një nga ligat më të mira në botë dhe jam mirënjohës për këtë. Këtu është një ndryshim i madh në aspektin e ritmit dhe shpejtësisë, lojtarët janë jashtëzakonsiht të talentuar teknikisht dhe shkëlqejnë në çdo aspekt të reparteve. Sipas mendimit tim, mendoj se jam përshtatur dhe jamë mësuar shpejt me krahasime të tilla. Është një përgjegjësi e madhe të pranosh një krahasim si me legjendën e futbollit, Maradonën. Ndonjëherë ndjej sikur kam shumë peshë mbi supet e mia, por mund ta përballoj”, është shprehur talenti gjeorgjian./ h.ll/abcnews.al