E kontaktuan në rrjetet sociale, dy vajzat fusin në kurth të riun

schedule23:05 - 17 Prill, 2022

schedule 23:05 - 17 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Kosovë, ku një 24-vjeçar është rrëmbyer në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj.

Mediat në Kosovë raportojnë se djali është rrëmbyer nga dy vajza nga 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem nga 20 dhe 21-vjeç, të cilët duket se kishin përgatitur në detaje planin për rrëmbimin e të riut, i ngjashëm me një skenar filmi.

I riu fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet. Dy vajzat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, e morën atë me një BMW, për ta “dorëzuar” më pas te një tjetër makinë.

Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj 24-vjeçarit, që dyshohet se u bë me “plan” që të futet me forcë në makinë.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vajzat dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!