Ajo që të gjithë ja kishin frikën në kampin e PSG-së ndodhi. Sulmuesi Kylian Mbappe as ditën e sotme nuk u stërvit me ekipin, tashmë vetëm një ditë para ndeshjes së kthimit kundër Borussia Dortmund. Francezi mungoi dhe ditën e djeshme, por stafi i ekipit kishte ende shpresa se ai mund të rikthehej.
Tashmë pas mungesës së sotme, mund të themi me bindje se Mbappe do të jetë mungesa e madhe e PSG-së në ndeshjen e nesërme. Kampionët e Francës përveç yllit të ekipit, do ti duhet të luajnë dhe pa tifozë për shkak të frikës nga Coronovirusi.
Gjithsesi ka disa lajme të mira për tifozët e PSG-së. Në seancën e sotme stërvitore janë stërvitur me grupin si Edison Cavani dhe Thiago Silva. Sulmuesi duket se do të jetë gati për sfidën e nesërme edhe pse Mauro Icardi është favorit për ta nisur sfidën. Ndeshja e parë në Gjermani është mbyllur në shifrat 2-1 për gjermanët. /abcnews.al
Toujours pas de Kylian Mbappe ce matin à l’entraînement au Camp des Loges. Cavani est présent, comme Silva #PSGBVB pic.twitter.com/RUouisXQ5c
— Loïc Tanzi (@Tanziloic) March 10, 2020