E konfirmuar, presidenti i klubit italian në luftë me Coronavirusin

schedule09:57 - 8 Mars, 2020

schedule 09:57 - 8 Mars, 2020

E pëson edhe një president klubi. Maurizio Rullo, presidenti i Novara, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Pas një udhëtimi në Gjermani, ai u kthye në Lombardi dhe u shtrua në spital, ku u zbulua më pas se ishte me Coronavirus.

Gjithçka është njoftuar vetë nga klubi italian, përmes një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale.

Italia po kalon një moment të vështirë, teksa numri i të prekurve ka kaluar mbi 5 mijë vetëm në zonën e Lombardisë, ndërkohë që edhe viktimat e kalojnë shifrën 200. /abcnews.al