E konfirmuar, një tjetër futbollist italian e mposht COVID-19

schedule11:39 - 23 Prill, 2020

schedule 11:39 - 23 Prill, 2020

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Italia. Klubi i Hellas Veronës ka njoftuar se mesfushori, Mattia Zaccagni, është shëruar plotësisht nga Coronavirusi. Italiani doli pozitiv në testin e Covid-19 në mes të marsit dhe që nga ajo ditë ai ka qenë në vetëizolim të plotë.

”Hellas Verona FC njofton se sipas protokollit, Mattia Zaccagni, është shëruar nga Coronavirusi-Covid 19. Testi ka dalë negativ në orët e fundit. Futbollisti është rikuperuar dhe nuk do të jetë më i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi”, shkruhej në deklaratën e klubit.

24-vjeçari ishte lojtari i Veronës që doli pozitiv me Coronavirus. Mesfushori numëron 23 takime këtë sezon në Seria A, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar shtatë herë për shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!