E konfirmuar: Nisin “firot” te Laçi, një sulmues shpall divorcin

schedule19:57 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:57 - 22 Dhjetor, 2020

Laçi zyrtarisht ndahet me brazilianin Teco. Futbollisti 25-vjeçar ka komunikuar largimin nga bardhezinjtë, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë kontratën që e kishte të vlefshme deri në fund te verës 2022.

“Dua të falënderoj KF Laçi, drejtuesit e klubit dhe tifozët e një klubi të cilit kisha nderin t’i mbaj veshur fanellën. Ishte kënaqësi të isha pjesë e klubit. U uroj të gjithëve suksese dhe një përqafim të madh”, shkruan Teco në rrjetet sociale.

 

Mesfushori me tipare sulmuesi e nisi mirë aventurën me Laçin, pasi kampionatin e kaluar realizoi gjashtë gola. Gjithsesi një dëmtim e penalizoi dhe gjatë këtij viti nuk ishte ai i mëparshmi.

Në kushtet aktuale, ku edhe nuk shikohej si titullar nga trajneri Duro, Teco ka kërkuar largimin dhe klubi kurbinas nuk është bërë pengesë. Ai nuk do të jetë me Laçin në tre ndeshjet e mbetura të këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!