E konfirmuar! Me leje të posaçme nga Ministria, finalja e Kupës luhet me tifozë në stadium

schedule12:20 - 31 Maj, 2021

schedule 12:20 - 31 Maj, 2021

Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00 do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Komiteti Teknik i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë lajmëroi para pak ditësh se pas datës 1 qershor do të hape stadiumet me kapacitet të limituar preh 30%.

Ky vendim i tyre përjashtoi edhe ndeshjen e fundit të këtij sezoni, që u zhvendos ditën e sotme pikërisht për të marrë dritën e gjelbër për tifozët nga Ministria, pas kërkesës zyrtare të bërë. Gjithsesi deri sot nuk kishte asnjë vendim se ndeshja do luhej me tifozë dhe tashmë, vetëm 6 orë nga nisja e ndeshjes vjen lajmi i mirë.

FSHF konfirmon për Abcnews.al se ka marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë, që  ka lejuar futjen e 1 mijë tifozëve në stadiumin “Air Albania” ditën e sotme. Një lajm i mirë, megjithëse shumë i vonuar, pasi shitja e biletave nuk është një proces që merr kaq pak kohë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!