E konfirmuar, FSHF rikthen në fushë të Parën dhe të Dytën

schedule09:35 - 1 Shkurt, 2021

schedule 09:35 - 1 Shkurt, 2021

Nëse Superiorja ka rinisur që në ditët e para e të këtij viti, Kategoria e Parë dhe e Dyta nuk e kanë bërë ende këtë. Shkaku i këtij vendimi nga ana e qeverisë së futbollit shqiptar janë shirat e shumtë të kësaj periudhe, që kanë ndikuar në rëndimin e mëtejshëm të terreneve dhe e kanë bërë shumë të vështirë zhvillimin e ndeshjeve në to.

Por shirat duket se nuk kanë ndërmend të ndalojnë dhe dy Ligat tona duhet të luhen. Si pasojë nga FSHF konfirmojnë se është marrë vendimi i nisjes së të Parës dhe të Dytës këtë fundjavë. Klubet janë urdhëruar të përgatisin ndeshjet e radhës. Kjo javë do të presë aktin e 10 të së Parës.

Lajmi i mirë është se nga e mërkura deri të dielën nuk ka reshje të dendura shiu dhe fushat do të jenë në gjendje për të pritur ndeshje në kushte normale. Më pas pritet të kemi sërish shira, por do të vazhdohet të luhet sepse koha nuk premton më dhe ky sezon duhet të mbyllet me patjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!