E konfirmuar: Colella e mbyll me Apoloninë, Çoçlli merr drejtimin përkohësisht

schedule14:52 - 30 Nëntor, 2020

schedule 14:52 - 30 Nëntor, 2020

Giovani Colella e mbyll aventurën e tij si trajner i Apolonisë. Italiani e mori drejtimin në fillim të këtij sezoni, pasi kishte mbërritur në Fier në rolin e drejtorit teknik. Gjërat ndryshuan dhe Artan Mergjyshi u largua.

Colella u emërua në vend të tij si trajner dhe pas humbjes së djeshme kundër Laçit, me rezultatin e thellë 6-1, italiani ka paraqitur dorëheqjen dhe klubi e ka pranuar, çka konfirmohet nga drejtues të Apolonisë për abcnews.al.

Momentalisht ekipi do drejtohet nga Nikolin Çoçlli, i cili ishte pjesë e stafit teknik. Ai ka drejtuar vjet edhe Luftëtarin, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë në krye të moshave të Partizanit.

 

Fierakët renditen të fundit në klasifikim, me dy pikë. Apolonia ka barazuar me Bylisin në shtëpi dhe më pas me Kastriotin në transfertë. Vllaznia dhe Partizani, veç Laçit dje, janë ekipet e tjera që kanë marrë pikët e plota ndaj tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!