E konfirmon vetë klubi madrilen, “bomberi” spanjoll pëson dëmtimin e rëndë

schedule16:52 - 12 Shkurt, 2024

schedule 16:52 - 12 Shkurt, 2024

E diela që sapo lamë pas, nuk ishte më e mirë për “Los Colchoneros” e Atletico Madrid dhe teknikun e tyre, Diego Simeone, i cili përveç humbjes, ndaj “Andaluzianëve” të Sevilla, në “Ramon Sanchez Pizjuan” humbi edhe shërbimete  “bomberit” spanjoll, Alvaro Morata, i cili la fushën e lojës i përlotur në fundin e pjesës së parë.

Ashtu siç pritej dëmtimi ishte i rëndë dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe klubi madrilen, me këta të fundit, që këtë të hënë kanë dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dëmtimin e “bomberit” spanjoll, i cili duket se ka trishtuar goxha jo vetëm drejtuesit e klubit, por edhe teknikun e Kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente.

“Pas ekzaminimeve mjekësore, vihet re një dëmtim në ligamentet anësore të gjurit të djathtë. Koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar”,- shprehen “Los Colchoneros” në deklaratën e tyre, me spanjollin, që do të humbasë minimalisht sfidat ndaj Las Palmas, në “shtëpi”, si dhe përballjen e parë të UEFA Champions League, ndaj “Zikaltërve” të Inter.

Ndërkaq, kujtojmë se mungesa e 31-vjeçarit të sulmit, mund të quhet me plot gojën tejet e rëndësishme, kjo për shkak edhe të numrit të madh të golave, që ka shënuar deri në këtë pikë të sezoni, teksa deri më tani ka arritur të gjejë plot 19 herë rrugën e rrjetës, mes kampionatit spanjoll, La Liga, UEFA Champions League e Copa del Rey. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!