E konfirmon studimi: Forma e re e koronavirusit përhapet më shpejt, por ka ndryshimin pozitiv

schedule12:54 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:54 - 3 Korrik, 2020

Me realizimin e një studimi global ka gjetur prova të forta që një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në SHBA.

Mutacioni i ri bën që virusi të ketë më shumë të ngjarë të infektojë njerëzit, por nuk duket t’i bëjë më të sëmurë sesa variacionet e mëparshme të virusit, raportoi të enjten një ekip ndërkombëtar studiuesish.

“Tani është forma mbizotëruese që infekton njerëzit,” u shpreh për CNN Erica Ollmann Saphire nga Instituti La Jolla.

“Ky tani është virusi”.

Studimi, botuar në revistën Cell, bazohet në disa punë të mëparshme që ekipi realizoi.

Informacioni i përbashkët për sekuencat gjenetike tregonte që një version i caktuar mutant i virusit po merrte përparësi.

Tani skuadra jo vetëm që ka kontrolluar më shumë sekuenca gjenetike, por ata kanë realizuar edhe eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë dhe qeliza në enët e laboratorit që tregojnë se versioni i modifikuar është më i zakonshëm dhe se është më infektues se versionet e tjera.

“Ne e dimë se virusi i ri është më i ndryshëm. Me shikim të parë nuk duket sikur është më i keq,” shtoi ajo më tej. /abcnews.al/