Cristiano Ronaldo do bëjë debutimin e tij të dytë me Manchester United të shtunën kundër Newcastle. Këtë e ka konfimuar trajneri, Ole Gunar Solskjaer.
Trajneri i Manchester United foli para mediave në prag të sfidës në kampionat. “Ronaldo ka pasur një javë të mirë këtu me ne. Ai padyshim që do jetë në fushë në një pikë të caktuar” ka thënë Solskjaer.
Ronaldo u largua nga Juventusi pas tre sezonesh, për tu rikthyer tek Manchester United ku fitoi gjitcka nën drejtimin e Ferguson. /abcnews.al/