Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmuar se pjesë të një droni rus ranë në territorin rumun pas sulmeve në një port ukrainas në lumin Danub, i cili kalon përgjatë kufirit midis dy vendeve.
Ministria e mbrojtjes fillimisht kishte mohuar raportet në fillim të kësaj jave se pjesë të një droni rus kishin rënë në territorin rumun. Portet e Danubit të Ukrainës janë shënjestruar vazhdimisht në javët e fundit, pasi Moska synon objektet dhe depot e grurit të Ukrainës.
Shumë nga dronët kanë rënë pikërisht përtej kufirit nga Rumania, një anëtare e NATO-s. Ministria e mbrojtjes e Rumanisë dënoi një sulm në fillim të kësaj jave duke e quajtur “të pajustifikuar dhe në kundërshtim me rregullat e ligjit ndërkombëtar humanitar”.
Pati sulme të tjera me dronë në anën ukrainase të lumit në orët e para të së mërkurës, ku si pasojë e sulmeve humbi jetën një person.
/abcnews.al