Mario Balotelli mund të ndryshojë sërish klub. Negociatat për transferimin e sulmuesit të njohur italian po i drejton presidenti i Sion, Christian Konstantin.
“Po, ne kemi qenë duke negociuar transferimin e Mario Balotellit në javët e fundit. Deri më sot, nuk mund të vlerësoj shanset e këtij transferimi. Ne donim t’i ruanim negociatat sekrete, por informacioni duket se ka rrjedhur në Itali”, tha Konstantin në një intervistë për Bild.
Për momentin, 31-vjeçari Mario Balotelli është futbollist i klubit turk, Adana Demirspor. /abcnews.al/