E konfirmon Laporta, Kessie dhe Christensen prezantohen javën e ardhshme

schedule22:20 - 2 Korrik, 2022

schedule 22:20 - 2 Korrik, 2022

Barcelona po vazhdon punën për gjetjen e lojtarëve cilësorë për të përforcuar skuadrën, por duke u treguar e kujdesshme që të mos rrezikojë edhe financat e klubit që tashmë siç dihet prej kohësh janë në një situatë jo shumë të mirë.

Drejtuesit katalanas kanë arritur prej kohës marrëveshjen me dy lojtarë, të cilët transferohen në “Camp Nou” me parametra zero, pasi të dy lojtarët më 1 korrik dolët në lirë në treg.

Bëhet fjalë për Franck Kessie që sezonin që u mbyll u shpall kampion me Milan në Serie A, ndërsa Andreas Christensen u përshëndet me Chelsea.

Sipas “Marca” ka qenë vetë presidenti i Barçës, Joan Laporta, i cili ka konfirmuar dyshen e futbollistëve si lojtarët më të ri të blaugranave, pasi është shprehur se brenda javës së ardhshme do të bëhen edhe zyrtarizimet e tyre.

“Të mërkurën do të prezantojmë Kessie-n, ndërsa të nesërmen do të jetë koha e Christensen”, ka deklaruar numri një i klubit katalanas. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!