Asensio nuk rinovoi kontratën me Real Madrid dhe kështu sulmuesi spanjoll do të largohet si një lojtar i lirë.
Sipas raportimeve të gazetarin të njohur italian, Fabrizo Romano, PSG dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratën.
Kontrata mes tyre pritet të firmoset në ditët në vazhdim pasi marrëveshja është arritur. Asensio pritet të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me një pagë prej afërsisht 10 milionë euro në sezon.
Aston Villa dhe Milan kërkonin nënshkrimin e tij, por Asensio zgjodhi PSG./h.ll/abcnews.al