E konfirmojnë edhe në Angli, Mourinho i dashuruar pas lojtarit dardan

schedule21:53 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 21:53 - 12 Dhjetor, 2019

Jose Mourinho u rikthye në pankinë pas gati një viti dhe po punon fort për të ringritur Tottenham. Aventura me Spurs ka nisur shumë mirë dhe ekipi është rikthyer te rezultatet pozitive.

Trajneri portugez është i përqendruar edhe te merkato, teksa The Sun konfirmon dëshirën e tij për të pasur Vedat Muriqin në ekip. Bomberi dardan pëlqehet nga “Special One” dhe shihet si zëvendësuesi perfekt i Harry Kane.

25-vjeçari nga Prizreni po kalon momentin më të mirë në karrierë dhe ka shënuar 10 gola (numëron edhe 2 asiste të dhuruara) deri në këtë fazë të sezonit me Fenerbahçe, që kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!