E kishte çuar në servis, digjet makina e 35 vjeçarit në Sarandë

schedule16:05 - 18 Maj, 2022

schedule 16:05 - 18 Maj, 2022

Një makinë është përfshirë në flakë në një servis në Sarandë.

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al