E kishin “shtruar” me kokainë e muzikë, pranga punonjësve dhe klientëve të lokalit

schedule13:53 - 24 Tetor, 2021

schedule 13:53 - 24 Tetor, 2021

Shtatë persona mes të cilëve klientë dhe punonjës të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Ndërkohë pronari i këtij subjekti është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Operacioni për kapjen e tyre ka nisur pas raportimeve të qytetarëve të cilët kanë njoftuar policinë pasi lokali qëndronte hapur edhe gjatë orës policore.

Nga hetimet ka rezultuar se lokali qëndronte 3 ditë të javës hapur pas orarit të lejuar me akt normativ, në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë. Personat e arrestuar qëndronin në lokal duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa në sfond luanin muzikë me volum të lartë.

Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, ndërsa janë sekuestruar edhe pajisjet muzikore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në pranga janë vënë

  1. M. S, 39 vjeç menaxheri i lokalit
  2. Donald Cenaj, 24 vjeç, banakier i lokalit
  3. Marjo Balliu, 25 vjeç, banakier i lokalit
  4. Erjon Xheferri, 23 vjeç, banakier i lokalit
  5. Leon Kadriu, 20 vjeç, banakier i lokalit
  6. Gridi Mihali, 28 vjeç, klient i lokalit
  7. Barsel Halilaj, 30 vjeç, klient i lokalit

Në kërkim

  1. Pronari i lokalit dhe një person tjetër

Nën hetim

  1. Një 32-vjeçar, staf i lokalit

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!