Dy të rinj në Gjirokastër janë vënë në pranga pasi u kapën nga policia duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Me finalizimin e operacionit të koduar “Muzgu 2” u sekuestruan edhe dy automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro.
Njoftohet se të arrestuarit janë E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. L., 18 vjeç, banues në Krujë.
Të rinjtë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Audi A3” dhe “Mercedes Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/