E kishin marrë peng rusët, gazetarja lirohet pasi lavdëroi ushtrinë e Putinit

schedule17:59 - 22 Mars, 2022

schedule 17:59 - 22 Mars, 2022

Një gazetare ukrainase e cila u rrëmbye nga spiunët rusë është liruar, sipas një artikulli ukrainas.

Trupat ruse kanë liruar gazetaren Viktoriya Roshchyna pasi e kanë vënë “nën presion” për t’i lavdëruar ata për shpëtimin e jetës së saj gjatë raportimit dhe për sjelljen e tyre të mirë gjatë kohës që e mbajtën peng, shkruan uebfaqja ukrainase Ukrayinska Pravda (UP).

Mediat pro-ruse dhe kanalet Telegram kanë publikuar një video në të cilën reporterja ukrainase thotë se trupat ruse i kishin shpëtuar jetën dhe e kishin trajtuar mirë.

Në një postim në Twitter media ukrainase shkruan: “Gazetarja jonë Victoria Roshchyna u lirua nga robëria ruse. Tani ajo është në rrugën e saj për në vendlindjen e saj, Zaporizhzhia. Ajo u kap më 15 mars në Berdyansk të pushtuar.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!