10 kg kanabis janë sekuestruar në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara”. Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.
Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e P. S., në fshatin Hoxharë e Re kanë gjetur I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me P. S në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike kanabis gati për t’u shitur.
I. H. (B)., 20 vjeç u arrestua dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./ Abcnews.al