E kërkonte Real Madrid dhe Barcelona, Claudio Echeverri zyrtarizohet te Manchester City

schedule15:45 - 25 Janar, 2024

schedule 15:45 - 25 Janar, 2024

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit argjentinas me tipare sulmuese, Claudio Echeverri, nga River Plate.

18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2028, por do të qëndrojë te River Plate para se të transferohet në “Etihad” janarin e ardhshëm.

Klubi anglez e ka bërë këtë gjë të ditur në një njoftim zyrtar, ku ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi përfunduar nënshkrimin e Claudio Echeverrit nga River Plate. Claudio ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2028, por do të qëndrojë në River përpara se të transferohet në “Etihad” në janar të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Transferim i talentit argjentinas thuhet se i ka kushtuar klubit anglez 14.5 milionë euro plus dhe bonuse deri në 9 milionë euro që lidhen me performancën e lojtarit./h.ll/abcnews.al