E kërkonte Italia, trafikanti arrestohet në Tiranë

schedule13:00 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:00 - 26 Tetor, 2021

Një 43-vjeçar i kërkuar në Itali për trafik droge është arrestuar në Tiranë.

F. Rr. 43 vjeç, banues në Tiranë pas arrestimit pritet që të dorëzohet te autoritetet italiane për të vuajtur dënimin.

Gjykata e Genova-s ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë./ Abcnews.al