Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar, të dënuar nga drejtësia italiane me 11 vite burg për trafik droge. I arrestuari është Jorgo (Gazment) Selmani nga Cërriku.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Barit e kishte dënuar në mungesë, ndërsa pas prangosjes do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./abcnews.al