E kërkonte drejtësia britanike, kapet i riu

schedule08:55 - 1 Mars, 2019

schedule 08:55 - 1 Mars, 2019

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit. I riu me iniciale E.S është arrestuar për llogari të drejtësisë britanike. Për të kishte një urdhër arresti nga Gjykata e Magjistratëve në Westminster.

Për të riun që ka lindur në Kukës dhe që banonte në Xhafzotaj të Shijakut është vendosur masa e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasjes”. Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!