“E kërkon Napoli çdo 3 ditë”, klubi italian tërbohet dhe bën reagim epik

schedule11:59 - 9 Maj, 2020

schedule 11:59 - 9 Maj, 2020

Napoli është tërbuar nga një lajm i dalë ditën e djeshme, ku thuhej se po tentojnë të marrin nga Getafe mbrojtësin e majtë, Marc Cucurella, i cili më parë është lakuar si një opsion për Interin. Lojtari po paraqitet mirë në La Liga dhe presidenti Angel Torres ka deklaruar se çdo tre ditë e merr në telefon presidenti i Napolit për të.

Kjo deklaratë nuk është pëlqyer aspak në klubin italian, që ka hedhur poshtë gjithçka. Jo vetëm kaq, por në deklaratën e berë theksoset se Aurelio de Laurentiis as që e njeh presidentin e Getafe.

“Është një budallallëk, një lajm i rremë. De Laurentiis as nuk e di kush është presidenti i Getafes dhe nuk ka folur kurrë më bashkëpunëtorët e tij për këtë Cucurella-n”, shkruhet në reagimin e klubi të Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!