Prej disa javësh e ardhmja e anësorit portugez të sulmit, të Wolverhampton, Goncalo Guedes është në “dyshim”, me lojtarin i cili kërkohet nga ekipa elitare në Spanjë e Portugali, ku ndër kryesorët janë Benfica, Atletico Madrid dhe Barcelona, me këtë të fundit që e shohin si zëvendësuesin perfekt të Memphis Depay.
Mirëpo, ditën e sotme, prestigjozja spanjolle “As”, ka raportuar se Guedes ka informuar agjentin e tij të merkatos, Jorge Mendes për dëshirën e tij, që është kalimi te Barcelona brenda merkatos së janarit.
Ndërkaq, kontrata e Goncalos me Wolverhampton është deri në vitin 2027 dhe Barcelona nuk është e gatshme të shpenzojë shuma të mëdha për shkak të situatës financiare. Prandaj, opsioni primar për Barçën është huazimi i lojtarit pa të drejtë të detyrueshme për blerje. /i.m /abcnews.al