E kërcënoi se do i dërgonte 20 mijë elefantë, Gjermania i përgjigjet presidentit të Botsvanës

schedule13:37 - 8 Prill, 2024

schedule 13:37 - 8 Prill, 2024

Presidenti i Botsvanës, Mokgwetsi Masisi kërcënoi javën e kaluar se do të dërgonte 20,000 elefantë në Gjermani, pasi të dy vendet janë në mosmarrëveshje për importin e kafshëve.

Siç ka deklaruar, e kanë problem të merren me një numër të madh elefantësh.

Transportimi i dhjetëra mijëra kafshëve të mëdha në anën tjetër të botës do të ishte një detyrë e vështirë.

Kur u pyet për përshtatshmërinë e Gjermanisë për strehimin e elefantëve, drejtori i kopshtit zoologjik të Nurembergut, Dag Enke u shpreh: “Problemi është aq i madh dhe kompleks sa zoti Masisi është i mërzitur me arsye të mira për thjeshtimin perëndimor të zgjidhjeve të mundshme.”

Enke tha se ai e kupton dilemën e Botsvanës, pasi vendi përpiqet të mbrojë jetën e tij të egër dhe komunitetet e tij që janë prekur nga mbipopullimi.

Gjermania do t’i bënte Botsvanës një nder duke i pranuar, por 20,000 menjëherë mund të jenë shumë sepse “nuk ka zonë mjaft të madhe dhe të përshtatshme për të mbajtur një sasi të tillë kafshësh”. Sipas Ministrisë Federale Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë, kërkesa minimale për të mbajtur një elefant, për shembull, është 150 metra katror hapësirë.

“Kopshtet zoologjike dhe parqet e kafshëve të egra do të ishin një opsion, por jo për 20,000 kafshë”, theksoi Enke.

Megjithëse disa pjesë të Gjermanisë kanë një klimë më të butë, mund të mos jetë parajsë për elefantët, të cilët zakonisht bredhin lirshëm në pyjet tropikale ose në savanet me bar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!