“E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë”/ Rama uron shqiptarët: Në vitet më pas, në shtëpinë e madhe evropiane

schedule19:06 - 31 Dhjetor, 2024

schedule 19:06 - 31 Dhjetor, 2024

Në prag të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për një vit sa më të mbarë, me shëndet të mirë e gëzime në çdo familje.

Rama u shpreh në 2024, Shqipëria u ngjit më lart se ndonjëherë, por shtoi se në vitin që vjen dhe disa vite pas tij, vendi do të integrohet në Bashkimin Evropian.

“Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane. Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri. Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja. Gëzuar!”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!