Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Tiranë.
Njoftohet se në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një qytetar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nuk dihet ende identiteti i personit në fjalë ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45.
Njoftimi:
“Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.” /abcnews.al/