Eksara Liçi, 24 vjeçe ishte një nga pesë personat që u plagos nga breshëria e plumbave mbrëmë në qendër të qytetit të Lushnjes nga atentati që i mori jetën pronarit të lokalit “Pedonale” Bledar Muça. Në një postim në rrjetet sociale, Liçi shprehet se ka parë vdekjen me sy dhe falënderon Zotin që i dha një mundësi të dytë.
“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime” shkruan ajo.
Vajza ishte ulur në lokal në momentin që ndodhi krimi i rëndë, që kishte si shënjestër babanë e dy fëmijëve duke e lënë të vdekur në vend./ db/Abcnews.al