Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka treguar mbrëmjen e djeshme se dy raste, kur shoqeve të saj i është treguar se partneri i tradhëton. Madje, me njërën prej tyre kishte prishur dhe miqësinë.
“Kam pasur dy raste konkrete, dhe nuk kam shkuar t’ia them. Dy herë në raste flagrante! Nuk ja kam thënë unë, por një shoqe tjetër e bëri. Sigurisht që shoqes më të ngushtë do t’ia thoja edhe unë! Vajza tjetër që shkoi ia tha sot e kësaj dite ka shumë probleme në marrëdhëniet shoqërore me atë person sepse jo vetëm kaq, po shkoi i tha që është gënjeshtër sepse ti do të më ndash nga i dashuri! Sepse ajo shkoi në shtëpi dhe ai i bëri lavazh truri!”, u shpreh blogerja në “Goca dhe Gra”.
Kujtojmë që Armina është shumë e hapur me publikun, kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo nuk nguron që herë pas here të ndaj shembuj personal, të cilat shërbejnë si mesazhe për të gjithë./abcnews.al