“E kanë quajtur burrë”, gruaja e Macronit paralajmëron padi për thashethemet

schedule11:08 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 11:08 - 21 Dhjetor, 2021

Zonja e parë e Francës së fundmi ka deklaruar se do marrë masa ligjore ndaj personave që kanë përhapur thashetheme në rrjetin social Twitter se ajo është e lindur mashkull dhe ka pasur emrin Jean-Michel Trogneux.

Mediat e huaja raportojnë se 68 vjeçarja, Brigitte Macron, do t’i padisë nxitësit e teorisë së çuditshme konspirative.

Postimet në lidhje me këtë fakt kanë nisur në shtator, kur revista djathtiste, “Faits et Documents” kishte publikuar një artikull duke pretenduar se ka kryer një hulumtim 3-vjeçar për zonjën Macron dhe se teoria është përkrahur nga shumë ekspertë.

Ndërkohë në dhjetor, gazetarja që pretendoi se e ka kryer hulumtimin, Natacha Rey, dha një intervistë për këtë teori që zgjati gati katër orë. Videoja u fshi, por jo para se të merrte rreth 470.000 shikime.

Kjo nuk është hera e parë që një grua e njohur është goditur nga ky lloj i thashethemeve. Ndërkaq kujtojmë se viktima të teorive konspirative në lidhje me gjininë e tyre kanë qenë edhe Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, dhe Jacinda Ardern, kryeministre e Zelandës së Re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!