Aktori Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij Zawe Ashton mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. “Tom dhe Zawe ndihen entuziast si prindër të rinj dhe janë të gëzuar”, zbuloi një burim duke shtuar se “po përballen me vështirësitë e prindërve të rinj dhe nuk po flenë shumë, por janë të emocionuar”.
Romanca e çiftit të famshëm lulëzoi pasi ata luajtën në shfaqjen “Betrayal” në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë, marrëdhënia e tyre është forcuar. Aktorja 38 vjeçare njoftoi për herë të parë se ishte shtatzënë në qershor në premierën e “Mr. Malcolm’s List”, në të cilin luan dhe Tom.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet e fejesës në mars kur Ashton u pa me një unazë diamanti në “BAFTA Awards”. /abcnews.al