“E kam të vështirë të kuptoj një këngë pa tekstin”, Nano: Ky është leksion për kantautorët

schedule21:09 - 7 Janar, 2020

schedule 21:09 - 7 Janar, 2020

Mustafa Nano në monologun e tij për këtë javë në “Provokacija” është ndalur sërish te muzika e lehtë.

Sipas Nanos, ai por edhe gjenerata e tij e kanë të vështirë ta kuptojnë një këngë të muzikës së  lehtë shqiptare pa parë edhe tekstin.

Si ilustrim moderatori solli italianin Fabrizio de Andre dhe këngën e tij “Bocca di rosa”. Sipas Nanos tek kjo këngë del në pah vlera e veçantë e tekstit, dhe është leksion i mirë për shumë kantautorë shqiptarë.

Unë një këngë të muzikës së lehtë e kam të vështirë ta kuptoj pa tekstin, apo ta marr të shkëputur nga teksti. Kam përshtypjen se ka edhe shumë njerë të tjerë që ashtu si edhe unë një këngë të bukur të muzikës së lehtë nuk e kuptojnë dot pa një tekst të bukur. Ndoshta këta njerëz njësoj me mua janë pjesë të një gjenerate të caktuar dhe prandaj kanë këtë qasje. Por ndoshta kjo vjen edhe prej faktit që kanë qenë ndjekës të një tradite të huaj, ku teksti shenjëtrohet në mënyrë të veçantë.

Për ilustrim po marr emrin e një kantaautori italian Fabrizio de Andre dhe për ilustrim por marr një këngë të tij, “Bocca di rosa”. Është një nga këngët e bukura, ka një tekst të bukur. Me këte jam marrë në stand up-in tim të fundit.

Kush di italisht mund ta shijojë në mënyrë të plotë këtë këngë, ku del në pah vlera e veçantë që ka teksti në një këngë te muzikës së lehtë. Sipas meje ky është një leksion i mirë për shumë kantaautorë shqiptarë. Ky ishte monologu im për sonte”, shprehet Nano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!