“E kam dashur shumë Enver Hoxhën”, sopranoja shqiptare: I kam bërë dhe poezi

schedule12:16 - 11 Tetor, 2023

schedule 12:16 - 11 Tetor, 2023

Sopranoja e njohur, Shqipe Zani ka deklaruar se e donte liderin komunist Enver Hoxha. Ajo madje ka zbuluar në “Pas Mesnate” se i ka dedikuar dhe poezi.

Zani ka theksuar se mendimi për Enver Hoxhën i ndryshoi shumë më vonë, kur mësoi se çfarë aktesh negative ai kishte bërë.

Ne e donim shumë Enver Hoxhën. E kam dashur aq shumë sa kam bërë dhe poezi për atë. Në vazhdim që sa kam marrë vesh që sa ka vrarë, çfarë ka bërë, sidomos Mysine Kokalari dhe atëherë kam thënë që pse ky njëri e nxori Shqipërinë nga hiçi dhe ishte kaq egoistë, donte kaq shumë veten e tij. Sepse vrasja e intelektulëve i ka bërë shumë dëm Shqipërisë, të gjithë ata intelektualë që studiuan jashtë, erdhën këtu dhe nuk ngelën atje. Ai duhet t’ja vlerësonte këtë atyre dhe që nga ai moment unë kam mbajtur qendrim të prerë për Hoxhën dhe nuk flas më.

Kam bërë poezi për Enverin unë dhe nja dy shoqet e mia kur mi kanë lexuar, më kanë thënë që s’je as poete dhe po të kishe qene nuk do ta kishe bere kaq mirë. Në poezi në përgjithësi është jeta ime, rrëfehem unë, është me dy vargje dhe me tre, pjesë e shpirtit”, u shpreh sopranoja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!