E ka mbajtur jetën private larg publikut, këngëtarja shqiptare konfirmon lidhjen?

schedule13:54 - 1 Prill, 2022

schedule 13:54 - 1 Prill, 2022

Eneda Tarifa ka organizuar një festë me rastin e ditëlindjes së saj. Këngëtarja ka zgjedhur ta festojë 40-vjetorin mes miqsh dhe kolegësh, mes të cilëve ishte edhe Era Rusi. Video të shumta kanë qarkulluar në rrjete sociale ndërsa janë argëtuar me muzikë dhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Teksa Eneda po shprehte falenderimet, ajo tregoi se kishte organizuar tre festa për 40-vjetorin. Era e ngacmoi duke thënë se cila është festa e tretë ndërsa Eneda thotë se bëhet fjalë për një organizim familjar. Eneda fton dhe Erën ndërsa shton me shaka se ka një kushëri beqar.

“Kush tha që unë jam vetëm?’, u shpreh Era. Nuk dihet nëse kjo deklaratë e këngëtares ishte në sensin e shakasë apo një konfirmim se është në një lidhje. Kujtojmë që këngëtarja është treguar shumë hermetike për jetën personale dhe nuk dihet asgjë.

Pjesë nga biseda:

Eneda Tarifa: Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, çbashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fake e Ketit, mikesësh time më të mirë, e cila më tha ti duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa.

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!