“E ka goditur treni? Ka vdekur?”/ Përgjimet e trafikantëve të drogës: Edhe malli edhe paratë kanë fluturuar!

schedule14:17 - 28 Janar, 2023

schedule 14:17 - 28 Janar, 2023

Në vijim të përgjimeve të zbardhura në dosjen hetimore të trafikantëve të drogës, pjesë e grupit kriminal që vepronin në Shqipëri dhe Itali, trafikantët shfaqen në panik. Bëhet fjalë për një rast kur personi që do të trafikonte drogën është aksidentuar për vdekje nga treni.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në një bisedë tjetër të zhvilluar mes Florida Beut në datën 24.02.2020 të bërë me vëllain e saj Emirjan Beu, janë përmendur rrethana me interes ne lidhje me klientët e shtetasit Gernard Ago. Konkretisht, është përmendur fakti se një klient i Gernardit kishte vdekur se e kishte shtypur treni. Këtij personi Gernard Ago i kishte dhënë “mallin” një ditë para se të ndodhte aksidenti dhe kishte humbur kështu edhe mallin edhe paratë.

Nga verifikimet e bëra rezultoi në fakt e vëtetë se të dielën e 5 janarit 2020 një shtetas maroken i identifikuar si Mohammed MANSOURI kishte vdekur sepse ishte aksidentuar nga një tren në lagjen Milano/Rogoredo.

Për këtë qëllim, theksohet se familja MANSOURI ishte në krye të shpërndarjes së drogës në “Pyllin e famshëm të Rogoredo-s” dhe rezultonte si protagonist i kronikave të shumta që kishin të bënin me operacionet e policisë në luftën kundër trafikut të heroinës.

Biseda nr. 2194 ora 11:53 date 24.02.2020 zhvilluar brenda automjetit Audi Q5 me targe AA295PA (RIT 541/19) midis Florida Beut dhe Emirjan Beut

BEU Florida: A ju thashë se zezakë i vogël të cilit Gerti (Gernard ed) i dha mallin (drogën) u godit nga një tren?

BEU Emirjan: Si u godit nga trent?

BEU Florida: Ai u godit nga treni.

BEU Emirjan: A ka vdekur?

BEU Florida: Paratë kanë fluturuar, Ka vdekur

BEU Emirjan: Sa i kishe borxh?

BEU Florida: Rreth pesëmbëdhjetë ose njezet (mije).

BEU Emirjan: (qesh) M.. i shenjtë, nje 40-vjecar që e godet treni atje. Kush ju tha se u godit nga treni?

BEU Florida: E dhane lajmin dhe i tha edhe vellat i tij. (vellai i marokino-s) Tha: “Ai që i ke dhënë mallin, e ka goditur treni dhe nuk e di ku i ka fshehur gjërat dhe paratë”.

(1:57:16) Ai i tha Gertit “nëse do që të punojme bashkë, më jep me shume giera dhe le te fillojme te punojme” Fakti është se Gertit (Gernard AGO) i ka mbaruar malli. Kio ishte e fundit (copë) dhe pastaj ai ia jepte paratë kosovarit dhe kosovari (nga ana e tij) do t’i jepte paratë. Tani edhe malli edhe paratë kane flutëëar. Dhe tani është aty për të mos bërë gjë

BEU Emirjan: Kur e kane goditur?

BEU Florida: Ditën që shkova, unë dhe Gerti inc, e kanë transmetëar edhe ne lajme. E kanë goditur të dielën the Gerti i ka dhënë mallin të shtunën.

Grupi kriminal u shkatërrua falë një operacioni të Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me SPAK. Zyrtarisht u tha se grupi kriminal, i cili drejtohej nga tre shqiptarë, kishte tregtuar një sasi prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BE-së./abcnews

LEXONI EDHE: 

Ekskluzive/ Megaoperacioni me GDF përgjimet nxorën zbuluar grupin kriminal

Pseudonimet “Thiu” dhe “Noizy”, si identifikoheshin klientët e bandës së drogës Shqipëri-Itali

Ekskluzive/ “Nesër e ke aty, me qetësi dhe dashuri”, zbardhen përgjimet e trafikantëve të drogës: Kujdes djema!

Përgjimet/ “Mushka, çokollata dhe pako”, kodet dhe simbolet që përdorte grupi i trafikut të drogës Shqipëri-Itali

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!