“E jetova karantinën me shumë stres”, rrëfehet Elia Zaharia: Do doja të isha më e qetë në shtatzëni

schedule20:00 - 15 Shkurt, 2021

schedule 20:00 - 15 Shkurt, 2021

Çifti mbretëror, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të pare në muajin tetor.

Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldinë, si stërgjyshja e saj. Në një intervistë për revista “Who”, Elia ka rrëfyer shumë detaje nga pritja e ëmbël dhe roli i saj si nënë e një vogëlusheje.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se shtatzënia për të nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të kushteve të pandemisë dhe situata nuk e ka lejuar të gëzonte aq sa duhej pritjen e ëmbël.

E jetova karantinën me shumë stres, panik. Kisha frikë të vazhdueshme mos infektoheshin familjarët e mi… Në mendje më kalonin vetëm skenarë të dhimbshëm dhe kjo me rëndonte psikologjikisht. Ne patëm disa miq që për fat të keq ndërruan jetë për shkak të ‘Covid’, miq të shtrenjtë të familjes, ndaj kisha shumë trishtim… Më duket sikur m’u vodh ajo periudhë e shenjtë! Madje refuzova të gëzoj me këtë lajm edhe miq të afërt, pasi deri diku më dukej sikur nuk duhej marrë si e mirëqenë kjo lumturi, se në çdo moment mund të ikte! Besoj kjo erdhi si rezultat i ankthit që më pushtoi nga pandemia! Pothuajse nuk dola fare për muaj me radhë dhe për të mos e rënduar akoma më shumë këtë gjendje emocionale, vendosa të rinis punimet në shtëpi, pasi ndërtesat e vjetra si kjo e jona, kanë gjithmonë nevojë për mirëmbajtje. Kjo sikur më motivonte dhe më lejonte të kanalizoja energjinë dhe mendimet. Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të doja ta kisha përjetuar më e qetë dhe më e lumtur periudhën e shtatzënisë”, ka thënë Elia./abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!