Paradoksi/ E izoluar nga të gjitha anët, Kim Yong Un kërkon nxitjen e turizmit në Korenë e Veriut

schedule13:36 - 26 Qershor, 2025

schedule 13:36 - 26 Qershor, 2025

Koreja e Veriut po hap një vendpushim plazhi ndërsa udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist, raportojnë mediat shtetërore, shkruan BBC.

Wonsan Kalma në bregdetin lindor do të hapet për turistët vendas më 1 korrik, gjashtë vjet pasi ishte planifikuar të përfundonte. Nuk është e qartë se kur do të mirëpresë të huajt.

Kim u rrit në luks në Wonsan, ku shumë nga elita e vendit kanë vila private dhe është përpjekur ta transformojë qytetin, i cili dikur kishte një vend për testimin e raketave.

Media shtetërore KCNA pretendon se vendpushimi mund të akomodojë deri në 20 000 vizitorë, duke zënë një shtrirje plazhi prej katër kilometrash, me hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park ujor – asnjëra prej të cilave nuk mund të verifikohet.

E  sanksionuar rëndë për dekada për programin e saj të armëve bërthamore, Koreja e Veriut është ndër vendet më të varfra në botë.

Ajo i investon shumicën e burimeve të saj në ushtrinë, monumentet dhe pikat e referimit – shpesh në Phenian – që zbukurojnë imazhin dhe kultin e familjes Kim që ka drejtuar vendin që nga viti 1948.

Disa vëzhgues thonë se kjo është një mënyrë e lehtë për Phenianin për të fituar para. Ndërsa turistët e huaj lejohen të hyjnë, grupet turistike kryesisht vijnë nga Kina dhe Rusia, vende me të cilat Pheniani ka mbajtur prej kohësh marrëdhënie miqësore.

“Shpresoja që kjo mund të sinjalizonte një rihapje më të gjerë për turizmin ndërkombëtar, por për fat të keq, kjo nuk duket se është rasti për momentin’’, thekson Rowan Beard, bashkëthemelues i ‘’Young Pioneer Tours’’.

Turizmi nga jashtë vendit pësoi një goditje gjatë pandemisë Covid-19, megjithatë, me vendin që mbylli kufijtë e tij në fillim të vitit 2020, ai nuk i zvogëloi kufizimet deri në mesin e vitit 2023 dhe mirëpriti vizitorët rusë një vit më vonë.

“Nuk ka gjasa të jetë një tërheqje e madhe për shumicën e turistëve perëndimorë”, thotë Beard.

Megjithatë, Elliott Davies, drejtor i ”Uri Tours”, thotë se ‘’Koreja e Veriut ka një tërheqje të veçantë për udhëtarët e tërhequr nga destinacione jokonvencionale’’.

“Është interesante të përjetosh diçka aq të njohur sa një resort plazhi që është formuar brenda kontekstit unik kulturor të Koresë së Veriut”, thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!