E izoluar nga sanksionet e Perëndimit, Rusia gati të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit

schedule20:55 - 14 Mars, 2022

schedule 20:55 - 14 Mars, 2022

Rusia është e gatshme të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit për të ruajtur stabilitetin e tregut të brendshëm. Lajmin e bëri të ditur, sipas Interfax, zëvendëskryeministrja ruse Victoria Abramchenko në Telegram.

Abramchenko theksoi se ka miratuar “aktet e paraqitura nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë për ndalimin e eksportit të sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar nga Federata Ruse deri më 31 gusht, si dhe atë të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor”.

Ministria e Bujqësisë tha për Interfax se ndalimi i eksporteve mund të hyjë në fuqi nesër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!