“E humbën…!” Inteligjenca amerikane ka lajme të këqija për ushtrinë ruse në Ukrainë

schedule17:10 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:10 - 25 Shkurt, 2022

Inteligjenca amerikane ka lajme të këqija për ushtrinë ruse. Reuters raporton duke iu referuar një zyrtari amerikan të Mbrojtjes se ata kanë të dhëna nga terreni që tregojnë se ushtria ruse e ka humbur “tempon” në sulmin ndaj Ukrainës dhe tani pritet që të pësojnë humbje edhe më të mëdha, raporton abcnews.al.

Zyrtari i lartë amerikan i tha Reuters që Rusia nuk ka marrë ende deri më tani asnjë qendër të madhe administrative në Ukrainë duke ndejtur në periferi të vendit edhe pse sulmet me raketa janë zhvilluar në zona të banuara duke lënë qindra të vdekur.

Ndiqeni LIVE të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Amerikanët kanë të dhëna se Rusia po përgatit edhe një sulm kibernetik ndaj hidrocentralit Kakhovka në jug të Ukrainës.

Më herët,  zyrtarë britanikë raportuan se ushtria ruse kishte humbur 2 800 ushtarë, 80 tanke dhe më shumë se 500 mjete të tjera gjatë ditës së parë të sulmit mbi Ukrainë, ndërkohë që raportohen edhe 10 avionë e 7 helikipterë të rrëzuar.

Gjatë pasdites, Presidenti Putin i kërkoi ushtarëve ukrainas “që të marrin situatën në dorë”, gjë që u lexua si një thirrje për grusht shteti ndaj qeverisë.

Shumë gjëra kanë ndodhur sëfundmi në Ukrainë. Më poshtë gjeni zhvillimet më të fundit:

  • Presidenti rus Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase që të marrë pushtetin nga qeveria e tyre duke kryer një grusht shteti.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Ajo pretendon se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë dhe nuk pati viktima ruse. Nuk ka një verifikim të pavarur të pretendimeve nga të dyja palët.
  • Automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për të mbrojtur qytetin nga afrimi i trupave ruse.
  • Dhe ministria e brendshme thotë se 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, së bashku me udhëzimet për të bërë kokteile Molotov.
  • Rreth 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, u tha deputetëve ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
  • Ukraina thotë se më shumë se 1000 rusë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit.
  • Kremlini thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk.
  • Fokusi i bisedimeve do të jetë që të Ukraina të marrë “status neutral”, i cili do të përfshijë “demilitarizimin”, por nuk ka asnjë provë që Ukraina do të pranonte bisedimet mbi këtë pikë.
  • Polonia po përgatitet të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, tha kryeministri i saj
  • Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se rreth 100,000 njerëz janë tashmë të zhvendosur, por beson se deri në pesë milionë mund të përpiqen të ikin jashtë vendit ndërsa konflikti përshkallëzohet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!