“E humbëm ndeshjen në ato 10-15 minuta”, Gjasula: Bëjmë maksimumin ndaj Izraelit

schedule23:59 - 6 Qershor, 2022

schedule 23:59 - 6 Qershor, 2022

“Pjesën e parë ishim shumë të disiplinuar, të qetë, sulmuam atëherë kur duhej, ishim kompaktë. Më pas goli i Islandës komplikoi ndeshjen, bëmë gabime të lehta, i bëmë ata edhe më të fortë, kështu që barazimi është rezultat i drejtë”, këto ishin fjalët e para të Klaus Gjasulës për barazimi e marrë ndaj Islandës në transfertë në ndeshjen e parë të Nations League.

“Gladiatori” i kombëtares tregoi se e dinin që pjesa e dytë do të vështirësohej, ndërsa deklaroi se ndaj Izraelit por do të bëjnë maksimumin për një rezultat pozitiv.

E menduam fitoren të sigurt në pushim? Jo, nuk e menduam të fituar ndeshjen, folëm dhe e dinim që do bëhej ndeshje më e vështirë. E humbëm ato 10-15 minuta dhe ndeshja nuk u kthye më ashtu siç donim.

Sfida? Një pikë është ok, por kishim mundësi. Mund të fitonim nëse do sulmonim dhe guxonim në fund, por edhe mund të humbisnim, kështu që preferuam sigurinë.

Izraeli? Mund të rrahim çdo ekip në këtë grup. Do jetë e vështirë, do jenë ndeshje të ngushta, por do japim maksimumin të fitojmë në shtëpi”, deklaroi Gjasula. /f.a/abcnews.al